Noka në 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës: Liria nuk dhurohet, për të duhet luftuar

spot_img
Advertisements

Në 80-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nderoi kujtimin e martirëve të kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar kryengritjen e vitit 1946 si simbol të qëndresës dhe sakrificës për lirinë.

Në fjalën e tij, Noka tha se amaneti i burrave të Postribës mbetet aktual edhe sot, duke e lidhur atë me situatën politike në vend.

“Për lirinë ia vlen çdo lloj sakrifice, për lirinë duhet të luftosh”, u shpreh Noka, duke bërë thirrje për kurajë qytetare përballë asaj që ai e cilësoi si “narko-regjim”.“Kryengritja e Postribës sot duhet të jetë kushtrim për çdo shqiptar”, deklaroi ai, duke theksuar se Shqipëria nuk është pronë e askujt, por e qytetarëve të saj.

spot_img

Latest articles

Related articles