1946-9 Shtator-2026
80-vjet nga Kryengritja Antikomuniste e Postribës!
Sot legalistët nderuan Kryengritjen e Postribës!
Ajo që ndodhi në Postribë, si sot para 80-vitesh, nuk është thjesht një ngjarje e shkruar në faqet e historisë. Ajo është histori në vetvete, është historia e njerëzve me shpirt lirie që mbi gjithçka vendosën nderin, familjen. pronën dhe kombin, është histori e njerëzve të zakonshëm që u përballën me ato kohë të jashtëzakonshme.
Në këtë ditë burrat e Postribës, legalistë dhe shumë nacionalistë të tjerë, klerik të ndryshëm të kësaj krahine u ngritën kundër regjimit komunist duke shprehur hapur kundërshtim ndaj këtij regjimi që po shkelte çdo dinjitet njerëzor!
Si edhe ndodh prej regjimeve diktatoriale, nëpërmjet Divizionit të Shtypjes dhe jo Mbrorjes Popullore siç quhej ai, reagimi ndaj kryengritësve ishte me dorë të hekurt e masa represive, ku me dhjetra prej tyre u pushkatuan me gjyq e pa gjyq, të tjerë u burgosën, shtëpi të tëra u dogjën e shumë familje u internuan, nga ajo ditë dhe në vazhdimësi mbi Postribën u krye masakër duke u shpallur edhe qendër reaksionare.
Ishte koha kur ky regjim kishte filluar përndjekjet e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve politik me pushkatime dëbime dhe persekutime masive.
Lavdi martirëve të Postribës që dhanë jetën, u burgosën, internuan dhe u persekutuan për një Shqipëri pa komunizëm🇦🇱
NGA SHPËTIM AXHAMI



