Balluku i dha tenderin, biznesmeni Arbër Abazi i bëri vilën në Palasë

spot_img
Advertisements

Hetimet e reja të SPAK kanë nxjerrë në pah lidhjet mes ish ministres Belinda Balluku, biznesmenit Arbër Abazi dhe Igli Tares.

Prokuroria pretendon se kompania e Abazit, “Alko Impex” përfitoi nga tenderi i Lotit 7 të Unazës së Jashtme, ndërsa punimet në vilën e Ballukut në Palasë u morën përsipër nga biznesmeni.

Sipas hetimeve, pas një kontrate sipërmarrjeje të lidhur me shtetasin Igli Tare, ndërtimi i mëtejshëm i vilës së Ballukut është marrë përsipër nga Arbër Abazi, pronar i “Alko Impex General Construction”.

SPAK thotë se, sipas preventivit të punimeve, investimi i kryer në këtë objekt varion nga 288,616 euro deri në 410,526 euro. Prokuroria pretendon se këto punime kanë qenë përfitim i parregullt për Ballukun.

“Ndërsa në vijim të ndërtimit të këtij objekti, investimi është marrë përsipër dhe realizuar nga shtetasi Arbër Abazi, pronar i shoqërisë “Alko Impex General Construction”, pjesë përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë të shpallur fitues në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. Sipas preventivit të punimeve të marra përsipër nga ana e shtetasit Arbër Abazi, vlera e këtij investimi varion nga 288,616 Euro deri në 410,526 Euro“, sqaron SPAK.

spot_img

Latest articles

Related articles