Shqiptari gjendet me duart lidhura në bagazhin e makinës në Itali! Emri viktimës

spot_img
Advertisements

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Sipas mediave, trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një automjeti brenda një thesi të zi. Sipas Prokurorisë së Padovës, viktima është identifikuar si një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili nuk kishte një adresë të qëndrueshme banimi.

Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore dyshohet se Ferdinant Hoti është vrarë me armë zjarri. Hipoteza kryesore e hetuesve është se ngjarja mund të lidhet me larje hesapesh në qarqe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe motivin e vrasjes

spot_img

Latest articles

Related articles