Endri Meksi: Do plasë skandali i të dhënave në AKSH-i, në dyshim integriteti

spot_img
Advertisements

Në Forumin e Dytë të Inovacionit në Tiranë, Kryeministri Edi Rama kritikoi eksperiencën e qeverisë me AKSHI-n, duke e cilësuar atë negative dhe duke shprehur pakënaqësi ndaj kompanive private që, sipas tij, kërkojnë fonde të vazhdueshme nga buxheti i shtetit.

Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, e cilësoi si zhvillim shumë interesant faktin që nga ana e Kryeministrit Rama, diskutohet për herë të parë një institucion nën hetim për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Jo se u përmendën kritika ndaj AKSHI-t, por në memorien time, çdo institucion që ka qenë nën hetim dhe është diskutuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, është rasti i parë që Kryeministri pranon që ka një problem. Sepse do të thotë që momenti është pjekur dhe për të parë tutje për AKSHI-n.

AKSHI është institucioni kryesor ku është vendosur basti i qeverisë Rama, në rrugën drejt Bashkimit Europian. Nëse në ekonomi një rol të tillë të ngjashëm e luan ndërtimi dhe turizmi, AKSHI është motori i pjesës së administratës për të ecur përpara.

Ndërsa Rama njoftoi edhe krijimin e një strukture të re më të madhe për ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave publike, përmes një “Cloud” publik, i cili do të jetë i gatshëm edhe për funksionimin e data center-ave, Meksi tha se nuk dihet nëse ka staf të AKSHI-t që është aktualisht nën hetim që mund të ketë refuzuar vijueshmërinë e punës.

Sipas tij, auditi i brendshëm është i nevojshëm për të kuptuar se deri ku shkojnë dëmet.

Meksi paralajmëroi se së shpejti mund të dalë një rast i cenimit të integritetit të të dhënave, të dëmtimit të vërtetësisë së të dhënave, gjë që pritet të vërtetohet në javën në vijim.

Përshtypja ime është se AKSHI në periudhën janar, shkurt, mars, ka qenë në stres të madh dhe kapacitetet mund të kenë qenë të limituara në rënien e shërbimit dhe suportit. Në këtë drejtim qeveria ka qenë nën presion dhe për këtë arsye është parë zgjidhje për krijimin e kësaj shoqërie. Detyrën do e ketë kjo shoqëri për të ofruar shërbimin minimal.

Duhen shumë burime njerëzore, nuk e shoh kaq të kollajtë që ti gjejë. Kur u krijua në prill me 7 miliardë lekë të vjetra, nuk di të ketë 350 veta për tu punësuar pranë ADS. Kam informacion se ADS në dy javët e fundit ka filluar të kërkojë oferta në disa prej kompanive që do të bëjnë mirëmbajtjen, mbetet për tu parë mënyra se si do të bëhet gara.

Është e qartë se ka nisur një epokë e re për AKSHI-n. Takimi i djeshëm është i dyti i këtij lloji, është bërë një vit më parë në Berat, ku pjesa prezente thuajse të gjithë ishin prezent pjesa e grupit kriminal të AKSHI-t, të Ermal Beqirit me shokë. Tashmë nuk janë ata persona prezent. Të shohim se si do të zhvillohet tregu. Është një treg kritik për një sërë shërbimesh.

Nuk shoh asnjë arsye për të bërë ndryshime ligjore. VKM bazë e AKSHI-t është e vitit 2017. Nuk shoh se është çështje ligjesh, është çështje vullneti. Deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim nga instancat përkatëse.

Problemet dolën në pah dhe përtej debateve që dolën në publik, problemet ishin reale dhe janë reale. Unë nuk e shoh tek ligji problemin, por te vullneti për të trajtuar me qetësi këto që kanë ndodhur. Për shembull auditi i brendshëm është i nevojshëm dhe nuk e kanë bërë, për të kuptuar se deri ku shkojnë dëmet.

Në dijeninë time së shpejti do të kemi një rast të integritetit të të dhënave, të dëmtimit të vërtetësisë së të dhënave do presim në ditët në vijim për vërtetësinë. Auditi i brendshëm do të trajtonte më urgjentisht problemet e brendshme, qoftë me shkarkime apo vendime të tjera. nuk shoh që problemi të jetë te ndryshimet ligjore se sa te dëshira e mirë.

Mos të jermi të fokusuar te përplasja, por te qeverisja e mirë. Rama foli për transparencë ditën kur u lëshuan urdhër-arrestet për grupin e strukturuar kriminal të AKSHI-t. Dosje më të fortë se AKSHI nuk kemi pasur ndonjëherë.

spot_img

Latest articles

Related articles