Aktivistja Arvina Lleshi është arrestuar nga policia në mesnatë, pas një denoncimi të bërë nga deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi. Arrestimi erdhi pasi Lleshi e ndoqi deputeten teksa ajo po hynte në ambientet e Kuvendit përmes një qendre tregtare dhe e etiketoi publikisht si “hajdute”.
Ngjarja ka nxitur reagimin e aktivistëve të tjerë, të cilët janë grumbulluar përpara komisariatit të policisë duke kërkuar lirimin e menjëhershme të saj. Protestuesit kanë lëshuar akuza ndaj forcave të rendit, duke e cilësuar policinë si një strukturë private në shërbim të pushtetit..
Më herët kryeministri Rama ishte përkujdesur personalisht për të demonizuar aktivisten në rrjetet sociale.



