Pas kallëzimit penal të depozituar ndaj ministrit Petrit Malaj, të martën prokurorët paralajmërojnë bllokimin e llogarive të thesarit.
Ndryshe nga gjyqtarët, prokurorët nuk do të bëjnë kallëzim penal, por do të paraqesin kërkesë për sigurimin e padisë dhe, me përmbarim, do të kërkojnë bllokimin e thesarit për të marrë pagat e tyre.
Përtej deklarimeve të ministrit Toni Gogu, beteja e magjistratëve me qeverinë është në një fazë kritike, ku nuk përjashtohen as veprimet për vendosjen e masave të sigurisë personale ndaj zyrtarëve.



