Artisti Herion Mustafaraj ka reaguar ashpër ndaj Edicionit të 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar, duke kritikuar organizimin e tij dhe duke hedhur akuza të forta për politizim, favorizime dhe ndikim të grupeve të caktuara në jetën artistike shqiptare.
Në një reagim, aktori ironizon pjesëmarrjen e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhes, në festival duke ngritur pyetjen se çfarë lidhjeje ka ai me kinematografinë dhe pse duhet të ishte i pranishëm në një aktivitet të tillë.
“Po ky aktori, në cilin film ka luajtur këto 36 vjet?”, shkruan Mustafaraj, duke iu referuar Gonxhes.
Ai pretendon se ministri është i afërt me drejtorin e Festivalit të Filmit, Ilir Butka, dhe e lidh këtë marrëdhënie me praninë e tij në aktivitet.
“Ky tipi I dhjamosur nga puna me stress, eshte shoku I Ilir Butkes – drejtorit te ketij Festivali , qe me pare ka qene per mjaft vite dhe drejtor I Qendres se Kinematografise.
Te dy keta dhe disa te tjere Piktore e skulptore jane miqte e Rames qe ne shkolle, ne Akademine e Arteve”, u shpreh aktori.
Ai pretendon se në aktivitet janë përfshirë figura që, sipas tij, nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me kinematografinë, ndërsa kritikon mungesën e disa prej emrave të njohur të filmit shqiptar si aktorët Mevlan Shanaj, Bujar Asqeriu dhe Ndriçim Xhepa.
Kritikat vijojnë edhe për pjesëmarrjen e publikut. Mustafaraj thotë se, pavarësisht se hyrja në festival është falas dhe biletat për shfaqjet në Teatrin e Tiranës kushtojnë 500 lekë, interesi i publikut mbetet i ulët.
“Arti shqiptar vuan nga këta njerëz të paaftë, partiakë, dallaverexhinj e klanistë. Këta e kanë marrë peng!”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
“Po ky aktori, në cilin film ka luajtur këto 36 vjet? Se para ’90-ës e dimë, ishte restaurues ikonash. Apo shoku i Butkës që dha paratë e popullit për të bërë Festivalin dhe tani kërkon çmim special.
Ma Va…
E shikoni, miq, ku fle lepuri? Ky tipi i dhjamosur nga puna me stres, është shoku i Ilir Butkës – drejtorit të këtij Festivali, që më parë ka qenë për mjaft vite edhe drejtor i Qendrës së Kinematografisë.
Të dy këta dhe disa të tjerë, piktorë e skulptorë, janë miqtë e Ramës që në shkollë, në Akademinë e Arteve. Prandaj nuk ka ngelur piktor pa u marrë me filmat, që nuk u takon fare… ose po, hiç fare, e korifenjtë tanë të Kinemasë si Mevlan Shanaj, Bujar Asqeriu, Ndriçim Xhepa etj., nuk i shihni në atë maskaradë të politizuar.
Nga këta njerëz të paaftë, partiakë, dallaverexhinj e klanistë, vuan Arti Shqiptar. Këta e kanë marrë peng!!!
E për arsye, hyrja e Festivalit është falas dhe biletat e Teatrit të Turrbinës janë nga 500 lekë e sërish vështirë të gjesh njerëz që ta ndjekin. Kaq poshtë kemi rënë, të nderuar miq. Kaq shëmtuar… si kjo fytyrë që shihni nën dhjamë, është edhe kultura jonë artistike.
Fatkeqësi që vetëm Revolucioni i jep zgjidhje.
Mos u përkulni.
Luftoni për Atdheun, sepse jeni akoma atje, sa nuk ju kanë degdisur rrugëve të botës në harresë. E vetmja gjë që i mban këta plehra në pushtet është frika se të heqin bukën e gojës.
Ajo frikë vdiq tashmë, sepse ka një popull që po bën Revolucion. Shqiptari e vrau frikën dhe ju po ju vjen ora e dhënies së llogarisë.
Kini frikë. Të kini vërtet frikë.
Tik-Tak.”



