Kreu i PLL, Axhami: Mbretëria shqiptare alternativë serioze, 98 vite më parë ndërtoi shtetin

spot_img
Advertisements

Sot shqiptarët përkujtojnë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, 1 Shtatorin 1928, ditën kur Shqipëria u shpall Mbretëri dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i Shqiptarëve.
Kjo ditë nuk është vetëm një përvjetor historik. Për të gjithë shqiptarët, ajo përfaqëson një vizion shtetëror të mbështetur mbi rendin, institucionet, stabilitetin, unitetin kombëtar në krijimin dhe vazhdimësinë e shtetit shqiptar.
Periudha 1928–1939 mbetet një dëshmi historike e përpjekjes për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të një shteti modern. Mbretëria shqiptare nuk është thjesht një kujtim i së kaluarës, por ajo është një alternativë serioze politike që, sipas bindjes sonë, meritohet dhe kërkohet më së tepërmi edhe sot.
Legalistët mbështetës të kauzës mbretërore, besojnë se Monarkia Kushtetuese, me Leka Zogu II Mbret i Shqiptarëve është forma më e përshtatshme e qeverisjes për shqiptarët, duke vendosur mbi interesat e ditës interesin kombëtar, stabilitetin institucional dhe unitetin e vendit.
Prandaj për ne legalistët 1 Shtatori nuk mbetet vetëm një ditë e lavdishme historike por, ajo mbetet ideal dhe besim për të ardhmen e vendit.
Gëzuar 98-vjetorin e Ditës së Mbretërisë Shqiptare!
Rroftë Kombi Shqiptar!
Qoftë sa më e afërt Dita e Rikthimit të Monarkisë Shqiptare!

spot_img

Latest articles

Related articles