Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po hyn në një nga fushatat më të vështira të viteve të fundit. Më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sondazhet e fundit tregojnë se opozita ka kaluar për herë të parë në avantazh, duke i dhënë një goditje të fortë kampit të tij politik.
Sipas sondazhit më të fundit, partia Yashar, e drejtuar nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Gadi Eisenkot, do të fitonte 24 mandate nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Likud i Netanyahut renditet i dyti me 21 mandate.
Edhe pse diferenca mes dy partive është vetëm tre mandate, shifrat marrin peshë për shkak të mënyrës se si formohen qeveritë në Izrael. Knesset, parlamenti izraelit, ka 120 deputetë dhe për të krijuar një shumicë qeverisëse nevojiten të paktën 61 mandate



