Plagosje me thikë te Kalaja e Tiranës

spot_img
Advertisements

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e pedonales në hyrje të Kalasë së Tiranës.

Sipas Policisë, gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës një 39-vjeçar.

Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të të dyja rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre”, njofton Policia

spot_img

Latest articles

Related articles