Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pajisur me dokumentacionin nevojshëm, i cili e lejon atë të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burime pranë PD bëjnë me dije se kryedemokrati pritet të tërheqë pasaportën gjatë paradites së nesërme pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Udhëtimi drejt SHBA-ve parashikohet të zhvillohet javën e ardhshme, ndërsa Berisha pritet të shoqërohet nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Belind Këlliçi, Albana Vokshi dhe Enri Ceno.



