Kishin dalë në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë së Maliqit, banorët sulmojnë gazetarët

spot_img
Advertisements

Protesta e organizuar përpara bashkisë së Maliqit për të kundërshtuar planin për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin me Korçën u shndërrua në një protestë me sulme verbale, akuza e deri në konfrontim fizik ndaj gazetarëve.

Në një kohë kur përfaqësuesit e mediave të ndryshme qëndrore dhe lokale po intervistonin pjesëmarrësit në protestë, një person i identifikuar si një nga organizatorët e protestës, Arjan Asimi, ka nisur të akuzojë dhe ofendojë gazetarët se ishin në shërbim të regjimit.

Madje nuk kanë munguara s përplasjet fizike ndaj gazetarëve nga disa mbështetë të protestës. Në të tilla rrethana gazetarët kanë braktisur raportimin nga kjo protestë duke lajmëruar edhe komsiariatin e policisë së Maliqit për situatën e krijuar.

Në Maliq, Arjan Asimi njihet edhe si eksponent i subjektit politik “Shqipëria bëhet”.

spot_img

Latest articles

Related articles