Burri i fut thikën gruas, për vete pi benzinë

spot_img
Advertisements

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë brenda familjes shqiptare që ndodhi këtë të mërkurë në Greqi, ku janë zbardhur emrat e viktimës dhe autorit. Bëhet fjalë për Esma Meço, e cila u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj, Bujar Meço, i cili më pas tentoi që t’i japë fund jetës duke pirë benzinë.

Mësohet se çifti nga Gramshi, prej vitesh kishin përplasje me njëri-tjetrin, ndërsa sot pas një debati të ashpër mes tyre në prani të fëmijëve, 53-vjeçari mori aktin ekstrem dhe qëlloi për vdekje gruan e tij.

Ishte vajza e çiftit Meço që telefonoi policinë greke, ndërsa 44-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarja. Bujar Meço u transportua me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetuesit grekë po përpiqen tashmë të zbardhin se çfarë ka ndodhur brenda banesës dhe cilat kanë qenë shkaqet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit. Sipas të dhënave të para, nuk bëhet fjalë për një episod krejtësisht të izoluar, pasi mes çiftit kishte pasur edhe më herët probleme.

spot_img

Latest articles

Related articles