Infermieri-milioner/ Edi Rama bën deputetin e tij të Beratit, Hysen Buzali, me hotel luksoz në Qeparo

spot_img
Advertisements

“Këtu kemi edhe Hysenin, ose siç e njohin të gjithë si Ceko. Ka mbaruar shkenca mjekësore dhe ka dhënë shumë për komunitetin”. Në këtë mënyrë, drejtuesi politik socialist i Qarkut të Beratit, Ervin Demo në prani të kryetarit të Partisë, Edi Rama, prezantoi kandidatin për zgjedhjet e përgjithshme të majit 2025, Hysen Buzali.

Në pak rreshta, Demo e paraqiti si profesionist shëndetësor, duke u munduar pa sukses të fshehë atë që beratasit tashmë e dinin se Hysen Buzali, ish-infermieri i dikurshëm, ishte shndërruar në një milioner në euro.

Mesditën e 27 Shkurtit 2025, në tavolinën e kryeministrit Edi Rama, ishin dosjet për plot 59 leje ndërtimi, të cilat duheshin miratuar prej tij, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT).

Mes grupit të dosjeve, gjendej edhe aplikimi i një çifti bashkëshortësh nga Berati-Hysen dhe Frida Buzali-për ndërtimin e një hoteli në zonën e Qeparoit, në Bashkinë e Himarës.

Në atë moment, Hysen Buzali, dikur ish-infermier nga Berati, kishte krijuar një lloj emri në Tiranë, pasi disa kohë më parë kishte blerë Spitalin privat “Kontinental” për 1.8 milionë euro.

Por, askush nuk e dinte se, vetëm dy muaj pasi Rama do të firmoste lejen për hotelin e Buzalit në bregdetin e Qeparoit, (ish) infermieri-milioner do të shfaqej në një sallë të Beratit, si kandidat i socialistëve për Parlamentin e ri Shqiptar. Sipas dokumentave të konsultuar nga “Boldnews.al”, Hysen Buzali dhe bashkëshortja e tij do të ndërtojnë një hotel 3-katësh, me tre kate parkimi në tokë buzë detit, në zonën e Qeparoit.

spot_img

Latest articles

Related articles