Kazakistani, një nga vendet më të pasura në rajonin e Euroazisë dhe me pozitë gjeopolitike kyëe në zhvillimet botërore, pritet të jetë së shpejti një partner i rëndësishëm në Shqipëri dhe gjithë rajonin e Ballkanit.
Prej një viti, Kazakistani ka hapur ambasadën e tij në Tiranë, duke treguar kështu nivelin e rritur të rëndësisë që i kushton relacioneve me Shqipërinë. Sot diplomatët e këtij vendi, gjatë një konferencë shtypi bënë të ditur se kanë planet ë rëndësishmi bashkëpunimi e tregtie, të cilat i kanë bërë të ditur në të gjitha niëelet e institucioneve shqiptare.
Këshilltari i ambasadës së Kasakistanit, , Baurzhan Alzhanov, bëri të ditur se kanë nisur diskutimet për hapjen e një linje direkte ajrore ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë, duke shtuar se interesi i këtij vendi është që të rrisë në mënyrë të intensifikuar marrëdhëniet me Shqipërinë.
Kazakistani është një nga vendet më të rëndësishme të prodhimit të naftës dhe gazit, por edhe mineraleve të rralla në botë. Një nga shtetet me të pasura të botës, prej disa vitesh tashmë, po përballet me reformat ë rëndësishme demokratike.
Kazakistani ka qenë një nga republikat më të rëndësishme të Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë, ku ishin përqëndruar programet hapsinore si dhe arsenalet bërthamore. Nga baza e famshme Baikonur e Kazakistanit u nis Juri Gagarini, i pari kozmonaut në hapësirë, e të gjitha misionet e tjera hapësinore sovjetike. Sot, baza e famshme shërben qoftë për misionet ruse, ato kineze dhe europiane e amerikane.
Kazakistani, është një nga vendet më të zhvilluara në shkencë e mbi të gjitha arsimin e lartë. Universiteti Al Farabi e Alma Ata-s është renditur në 100 universitetet më të mira të botës.
Sië bënë të ditur diplomatët e Kazakistanit, ka disa nisma bashkëpunimi me Shqipërinë. Kryesisht me Universitetin Bujqësor të Tiranës, pasi edhe në fushën agrare, Kazakistani konsiderohet një vend me arritje të rëndësishme.
Hapja e linjës ajrore mes Shqipërisë dhe Kazakistanit konsiderohet mjaft e rëndësishme qoftë për lëvizjen më të madhe të njerëzve, vizitorëve, por mbi të gjitha për tregtinë dhe investimet në Shqipëri e rajon. Kazakistani është një partner i rëndësishëm i Bashkimit Europian, ku më shumë se 80% e shkëmbimeve tregtare i zhvillon me BE. Italia, është një nga shtetet me partneritet më të madh në Kazakistan, në fushën e energjisë. ENI, gjigandi Italian i energjisë është një prej aktorëve më të rëndësishëm në vendin aziatik. i cili, duket e shikon Shqipërinë si një urë strategjike për të arritur Europën.
Ndërkaq, Kazakistani ka zhvilluar edhe reforma të rnëdësishme politike në sensing properëndimor e demokratik. Në vitin 2019, ky vend i dha fund një qeverisje të gjatë 30 vjeëare të Nursultan Nazarbaev-it, i cili e drejtoi vendit si sekretari i fundit i Partisë Komuniste të Kazakistanit sovjetik dhe Presidenti i Kazakistanit të pavarur.
Dhe ishin pikërisht reformat politike që u prezantuan në konferencën e shtypit të ambasatës së Kazakistanit sot. Vendi ka ndryshuar Kushtetutën e në 23 gusht zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare. Një shans, ku drejtuesit e rinj të vendit, duke nisur nga Presidenti Qazim Tokaiev, e konsiderojnë kyë për të ardhmen.



