Burri që u përplas sot në vijat e bardha pranë trotuarit në Durrës ka ndërruar jetë, raporton noa.al.
Policia tha se shtetasi Fejzi Dine, 66 vjeç, i cili u përplas nga një automjet në lagjen 13, Durrës, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e Plazhit, ku një këmbësor është përplasur nga një taksi teksa po kalonte te vijat e bardha



