Dinamo e Ilir Dajës realizoi një tjetër sukses europian

spot_img
Advertisements

“Nëndetësja” e Ilir Dajës ishte e papërmbajtshme në transfertë dhe me fitoren 4-0 në “Elbasan Arena” siguroi kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 4-1, duke kaluar për herë të dytë në historinë e saj në play-off-in e Conference League.

Dinamo e nisi takimin me ritëm të lartë, por golin e parë e gjeti vetëm në minutën e 36-të. Qardaku lëshoi një goditje fantastike nga hyrja e zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.

Në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goditja e dytë. Në minutën e 45-të, Qefalia realizoi një gol spektakolar pas një koordinimi të bukur me Qardakun, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin 2-0.

Dinamo nuk u tërhoq as pas pushimit. Në minutën e 51-të, një kundërsulm i shpejtë u finalizua nga Ayodeji, i cili shënoi golin e tretë dhe i dha skuadrës shqiptare një avantazh të sigurt në llogaritë e kualifikimit.

“Nëndetësja” e vulosi triumfin në minutën e 79-të, kur Fadairo shënoi golin e katërt dhe shpërtheu festën në kampin dinamovit.

Me këtë rezultat, Dinamo siguron për herë të dytë në historinë e saj një vend në play-off-in e Conference League ku do të ndeshet me Pafos, duke vijuar kështu aventurën europiane

spot_img

Latest articles

Related articles