Në filmin e jashtëzakonshëm “Parulla” të regjizorit Gjergj Xhuvani, me skenar të Ylljet Aliçkës, ka një skenë therëse me një mësues që kujdesej për një parrullë të veçantë në një faqe mali: “Vietnami do fitojë”.
Kalojnë vite në fshatin e harruar teksa Lleshi, mësuesi i luajtur nga Robert Ndrenika, që ruan parrullat kalon një makinë e një antari byroje. Ai ndalon me një fytyrë të vrerosur për ta qortuar. Lufta në Vietnam kishte mbaruar! Lleshi me zemër të ngrirë pyet shokun e byrosë: Ku fitoi ? Ne, i thotë ai. “Vietnami paska fitue, oj gru!” i thotë mësues Lleshi gruas së tij i gëzuar pasi merr lajmin. Ai do të qortohet se nuk është vigjilent sa duhet për situatën, sepse parullën “Vietnami do fitojë”, nuk e kishte hequr, edhe pas dhjetë viteve që kishte përfunduar ajo luftë. Parrulla ndryshon: Mbahu Vietnam!
Këto mendime më erdhën kur pashë lajmin që ministresha kishte firmosur në Vietnam marrëveshjen për të sjellë 100 mijë punonjës vietnamit në vendin tonë. Parrula e partisë po ndryshon sërish: Mbahu Shqipëri!




