Rrëfimi i ushtarit amerikan, kur 15 shoferët e autobusave nga Kosova rrezikuan jetët e tyre për evakuimin e 6 mijë ukrainasve

spot_img
Advertisements


Shoferët kosovarë duke ecakuar civilët nga Ukraina
Deklarata e presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij në Beograd ku tha se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se vendi i tij nuk do ta njohë pavarësinë e saj, ka sjellë reagime të shumta. Pas kësaj deklarata të shumta kanë mbërritur ndaj presidentit ukrainas, ku ndërsa në Kosovë është hequr flamuri me mbishkrimin “Free Ukrainë”.

Kosova ishte një nga vendet e para që ka shprehur mbështetje për Ukrainën gjatë luftës, ndërsa qytetarë nga Kosova kanë marrë pjesë edhe në përpjekje konkrete për të ndihmuar civilët ukrainas gjatë ditëve të para të konfliktit.

Në shkurtin e vitit 2022, 15 shoferë autobusësh nga Kosova u nisën drejt Ukrainës me nëntë autobusë, me qëllim evakuimin e civilëve nga zonat e luftës, duke rrezikuar edhe jetët e tyre. Sipas rrëfimit të ushtarit amerikan Donald Lowery, gjatë këtij misioni u arrit të evakuoheshin rreth 6,000 deri në 7,000 gra dhe fëmijë nga zonat e prekura nga lufta.

Lowery bëri me dije se për këtë mision u shpenzuan rreth 50 mijë euro nga mjetet personale të pjesëmarrësve të shoferëve.

Po ashtu edhe aktivisti ukrainas Yuriy Gudimenko ka shpërthyer keq nga Zelenskyt, teksa shkruan se deklarata e presidentit ukrainas ishte e neveritshme dhe e turpshme. Aktivisti shkruan se kosovarët e kanë mbështetur Ukrainën gjatë agresionit rus, ndërsa Zelensky i dha një shuplakë një vedi miqësor si Kosova.

“Sa shumë mund t’i kishte ndihmuar Kosova ukrainasit, ushtrinë dhe shpëtimtarët ukrainas, pa pasur as ushtrinë e vet. Veteranët e Kosovës komunikuan me veteranët tanë dhe i ndihmuan ata. Banorët e zakonshëm të Kosovës ndihmuan refugjatët dhe personat e zhvendosur.

Dhe ne – për shkak të presidentit – pështyumë në fytyrën e tyre, duke deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë, “vëllait të vogël të Rusisë””, shkruante ai në Facebook.

Deklarata e Zelenskyt ka hapur debat në Kosovë dhe në vendin tonë, veçanërisht për shkak të mbështetjes që vendi ka dhënë për Ukrainën që nga fillimi i luftës.

spot_img

Latest articles

Related articles