Autobusi i Greenline i merr jetën të moshuarit në vijat e bardha!

spot_img
Advertisements

Mëngjesin e 4 gushtit 2026, rreth orës 5.20, një 78-vjeçar, i identifikuar si Jorgji D., po lëvizte në këmbë nga rruga “Muhedin Llagami” në Tiranë, diku në kryqësimin e ish-Parkut të Autobusëve, për të kaluar në anën tjetër të rrugës. I moshuari sheh që në rrugë nuk kishte lëvizje automjetesh.

Megjithatë, për të ruajtur sigurinë maksimale për veten, ai vendos të kalojë tek vizat e bardha. Për disa sekonda, çdo gjë shkoi në rregull. Por, në momentin që po arrinte në trotuarin e mesit të rrugës, ai goditet papritmas nga një autobus.

78-vjeçari merr dëmtime të shumta trupore, rrëzohet në tokë dhe nuk ia del të mbërrijë i gjallë në spital. Ai u deklarua i vdekur në Qendrën Spitalore të Traumës, ndërkohë që Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shoferin e autobusit, Agim M., rreth 62 vjeç.

Ai deklaroi se është shofer i autobusit të kompanisë “Green Line”, në pronësi të Nadir Çaushollit dhe punon në linjë “Astir-Qendër/Boldnews

Aksidenti te vijat e bardha

Në raportin e Policisë Rrugore të Tiranës për aksidentin me pasojë vdekjen e të moshuarit Jorgji D., thuhet: “Në datën 04.08.2026, rreth orës 05:20, në rrugën e Kavajës, në degëzimin me rrugën “Muhedin Llagami”, përballë dyqanit “Joena Cosmetics”, shtetasi Agim M…, duke qenë në drejtim të autobusit të markës Solaris, me targë AB768XZ, duke qarkulluar në drejtim Kombinat – Tiranë, është përfshirë në aksident, duke goditur shtetasin Jorgji D, i cili po kalonte në këmbë nga trotuari për tek trafikndarësim, në vija të bardha të kalimit të këmbësorëve”.

spot_img

Latest articles

Related articles