Hakeruesi i Raiffeisen Bank, Eglind Mançja punonte tek Kredo.al

spot_img
Advertisements

E ndërsa skema që dyshohet se i shkaktoi rreth 200 mijë euro dëm Raiffeisen Bank bëri bujë, detaje të reja janë zbuluar për personin e identifikuar si organizatori kryesor i kësaj historie, Eglind Mançja.

Sipas informacioneve të siguruara nga mefiat, Mançja rezulton të ketë qenë i punësuar pranë platformës financiare Kredo.al. Emri i tij u bë publik pasi autoritetet zbuluan një skemë që, sipas hetimeve, shfrytëzonte një dobësi në sistemin e Raiffeisen Bank, duke mundësuar kryerjen e transfertave gjatë orëve të natës.

Nga hetimet paraprake rezulton se në skemë janë përfshirë mbi 40 persona. Llogaritë bankare hapeshin kundrejt pagesës, transfertat ndaheshin në shuma të vogla për të mos ngritur dyshime, ndërsa më pas paratë tërhiqeshin nga persona të ndryshëm. Vetëm pas disa orësh banka konstatonte mungesën e fondeve, duke zbuluar se transfertat ishin ekzekutuar mbi para që nuk ekzistonin realisht në llogaritë e dërguesve.

Ndërkohë, gjatë verifikimeve të kryera pas publikimit të ngjarjes, është zbuluar edhe një detaj i pazakontë. Profili i Eglind Mançjës në rrjetin profesional LinkedIn nuk përdorte fotografinë e tij, por atë të një qytetari tjetër të identifikuar si Enea Muça, i cili nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje.

spot_img

Latest articles

Related articles