Një 24-vjeçar shqiptar u vra me thikë në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Vescovato, një qytezë me rreth 4 mijë banorë në provincën e Cremona, Itali.
Viktima, N. Dalipaj, dyshohet se është goditur të paktën tri herë në fyt, në kulmin e një sherri në Viale Italia. I transportuar në spital në gjendje shumë të rëndë, 24-vjeçari ndërroi jetë pak pas shtrimit.
Për këtë vrasje është ndaluar tashmë një 32-vjeçar nga Cremona, Mattia Miraglia, pa precedentë penalë dhe banues në Vescovato. Edhe ai ka mbetur i plagosur, ndodhet nën mbikëqyrje në spitalin Maggiore dhe pozita e tij po shqyrtohet nga autoriteti gjyqësor. Hetimet po kryhen nga karabinierët.



