Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu përmes një komunikimi publik:
Çdo ditë, që në orën 06:00 të mëngjesit, punonjësit e Bashkisë janë në terren, në bregdetin e Shëngjinit dhe Tales, për t’u siguruar që pushuesit të zgjohen me kënaqësinë e një mjedisi të pastër, pa asnjë mbetje në rërë.
Derisa të zgjohen ata që ndotin mjedisin dhe ata që ndotin komentet në rrjetet sociale, ne do të rikthehemi sërish për të pastruar. 😉
Pastërtia është përgjegjësi e përbashkët. Ta ruajmë së bashku!




