Sulmuesi me origjinë shqiptare, Lorent Tolaj, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me skuadrën e Bristol Sitit. Pas dopietës ndaj Suindon, 24-vjeçari ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, teksa i shënoi Njukastëllit në minutën e 29-të, me skuadrën e sulmuesit shqiptar që e mbylli pjesën e parë me avantazhin 2 me 0.
Edhe pse përballë kishte lojtarë të një niveli të lartë si Hall, Botman, Shar dhe Mërfi, 24-vjeçari Tolaj nxori në pah klasin e tij duke mposhtur portierin e Njukastëll. Ky ishte goli i tretë në 2 miqësoret e zhvilluara me fanellën e skuadrës së re



