Pjerin Ndreu ngre pyetjen: Ja iku Rama, po kush do vijë ?

spot_img
Advertisements

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu përmes një komunikimi publik ka ngritur pyetjen që duhet të bëjë protestuesit dhe qytetarët:

Pas fjalës së Ramës!

Reflektimi i Kryeministrit ishte për ata që dolën në protestë me bindje qytetare, për ata që e nisën atë me një kauzë dhe më pas u larguan, duke ia lënë skenën dhunës, vezëve, gurëve dhe gjuhës së urrejtjes.

Një qeveri jo vetëm që ka të drejtë të reflektojë, por e ka edhe detyrim ta bëjë. Kur vetë pranon se ka nevojë për korrigjim, kjo është një mundësi për të ndryshuar. Në fund të fundit, askush tjetër nuk ka sot më shumë instrumente për të përmirësuar gjërat sesa vetë qeveria.

Po alternativa cila është?

Protesta? Ajo është kapur politikisht nga Saliu dhe është fragmentuar në aq shumë grupe, sa duket se energjinë e shpenzon më shumë në përplasje të brendshme sesa në ndërtimin e një vizioni të përbashkët. Nuk ka një drejtim të qartë, nuk ka bosht politik,ka shumë zemërim, por pak alternativë.

Edhe sikur qeveria të rrëzohej sot, pyetja mbetet e njëjtë, kush do ta zëvendësonte? Në realitet, i vetmi që pret në ring është Saliu. Dhe ky nuk është një kompromis që i shërben vendit. Rikthimi te politika e konfliktit të përhershëm do ta kthente Shqipërinë shumë vite pas.

Prandaj, sot debati nuk është thjesht “ta rrëzojmë qeverinë”. Debati është, me çfarë do ta zëvendësojmë?

Derisa të ndërtohet një alternativë serioze, e besueshme dhe moderne, reflektimi dhe korrigjimi i qeverisë mbeten më të dobishëm për vendin sesa rikthimi i së shkuarës.

spot_img

Latest articles

Related articles