Detaje të reja kanë dalë nga debatet e ashpra që raportohet se janë regjistruar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, e zhvilluar këtë të premte, mes kryeministrit Edi Rama, deputetëve të Partisë Socialiste dhe ministrave.
Mësohet se, pas përplasjes së fortë me tone të larta me kryeministrin Edi Rama, deputeti Erion Braçe ka vendosur të largohet nga mbledhja. Edhe pse kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndërhyrë për të ulur tensionet, Braçe është larguar nga mbledhja në mënyrë demonstrative.
Rama ka kritikuar edhe ministrin e brendshëm Besfort Llamallari për keqmenaxhimin e policisë së Shtetit dhe ministrin e Bujqësisë Andis Salla, i cili nuk dëgjon kërkesat e fermerëve.



