21 hektarë pronë e ushtrisë, në zonën e ish-Aviacionit Civil në Vlorë, kanë kaluar nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes te shoqëria “Vlora Invest”.
Vendimi u miratua mes debatesh në Këshillin Bashkiak, ku opozita pretendoi se toka synohet t’i jepet një biznesmeni, ndërsa katër familje vijojnë të pretendojnë pronësinë mbi truallin.



