Kreu i PLL, Axhami: Dhuna shtetërore ndaj protestuesve e papranueshme, Qeveria e korrupsionit

spot_img
Advertisements

Nga Shpëtim Axhami

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT

Partia Lëvizje e Legalitetit dënon me forcë dhunën e shtetit policor mbi protestuesit sot para parlamentit!

Për PLL, është e papranueshme dhe e pafalshme që qytetarë të moshuar dhe të rinj të tërhiqen zvarrë duke ushtruar dhunë ndaj tyre prej forcave policore. Një sjellje e tillë cenon dinjitetin njerëzor, shkel të drejtat themelore dhe dëmton besimin e qytetarëve te institucionet demokratike.

Sa më e ashpër të bëhet dhuna shtetërore dhe policore, aq më shumë dëshmohet frika e një pushteti të korruptuar përballë qytetarëve dhe zërit të tyre ngritur ky kohët e fundit në rrugët e Tiranës dhe sot para parlamentit.

Policia duhet t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve, jo të përdoret si instrument dhune apo presioni politik. Shteti i së drejtës ndërtohet mbi drejtësinë, përgjegjësinë dhe respektin për liritë e të drejtat e çdo qytetari.

spot_img

Latest articles

Related articles