Edmond Spaho, ish-deputet dhe ish-nënkryetar i PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se nuk aspiron për të marrë ndonjë post në qeverinë e kryeministrit Rama, me kritikat e ashpra që bën ndaj PD-së, siç ka ndodhur me Dash Sulën, apo Endri Shabanin. Në mënyrë metaforike ai u shpreh se do të pranonte vetëm postin e kryeministrit.
Biseda
Ylli Rakipi: Ka zë që thonë se doni edhe ju ndonjë detyrë, si Dash Sula, apo Endri Shabani.
Spaho: Unë pranoj vetëm një detyrë, kryeministër.
Nuk kam patur dhe nuk do ta kem kurrë, të marr pushtet nga PS. Kam 35 vjet në PD, nuk dua të shkel mbi ato kontribute. A jam kritik me PD? Pafund, por për interestat e PD dhe jo për interesin tim personal.
Rakipi: Thonë njerëzit ky do ndonjë detyrë të rëndësishme, afrohet me tv afër Ramës. Unë jam okej në këtë histori, se ti do të flasësh. Pra të thotë Rama hajde ministër financash?
Spaho: As mos e imagjino. Në mënyrë metaforike thashë pranoj vetëm kryeministër, të ikë Rama dhe të vij unë



