“Foristrada më preu rrugën disa herë” – Kërcënim mafioz ndaj gazetarit të njohur! Policia hesht

spot_img
Advertisements

Gazetari Osman Stafa ka kallëzuar këtë të premte në Policinë e Elbasanit se është kërcënuar për shkak të detyrës.

Sipas kallëzimit të bërë prej tij, Stafa ishte nisur drejt zonës së Hotolishtit, në Librazhd, për të verifikuar dhe dokumentuar me pamje filmike denoncimet e qytetarëve lidhur me marrjen e inerteve nga lumi Shkumbin.

Pas përfundimit të filmimeve, ai pretendon se është ndjekur nga një automjet tip fuoristradë, i cili i ka prerë disa herë rrugën përgjatë aksit Librazhd–Elbasan.

Në një video të publikuar në Facebook, gazetari shprehet se drejtuesi i automjetit i ka bllokuar rrugën dhe se, për shkak të natyrës së punës së tij, është ndjerë i kërcënuar nga kjo sjellje.

“Kam xhiruar rreth 20 sekonda video. Pas këtij momenti, mora makinën time, e cila mban edhe logon e televizionit ku punoj, dhe u nisa drejt Elbasanit e më pas Tiranës. Sapo dola në autostradë, një fuoristradë m’u afrua nga pas dhe më bëri me shenjë të ndaloja.

Nuk ndalova dhe më pas automjeti u afrua shumë pranë krahut tim të majtë. Tentova të ngadalësoja që makina të kalonte përpara, por ajo ndaloi dhe më preu rrugën.

Ishte një akt tipik mafioz, me të cilin nuk isha përballur kurrë më parë. Më pas u drejtova në Komisariatin e Policisë së Elbasanit, ku bëra edhe kallëzimin”, deklaron Stafa.

spot_img

Latest articles

Related articles