Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Artur Shehu, ka zgjedhur të përfaqësohet përballë drejtësisë shqiptare dhe SPAK me avokatin Kujtim Cakrani. Ky i fundit, i ftuar në studion e Fact Check, tha se Shehu disponon të gjithë dokumentacionin që provon pronësinë e tokës në Zvërnec.
Lidhur me takimin në Aruba, Cakrani tha se ka qenë edhe ai vetë i pranishëm dhe aty është folur vetëm për biznes.
Ka dalë hipoteka, ka dalë dokumenti i pronësisë. Kanë bërë pagesën e cila është te noteri. Toka është në pronësi të dy vëllezërve nga Katari. Arturi ka llogari të sekuestruara edhe në llogari të kompanisë së tij, edhe në emër të bashkëshortes.
Ne nuk jemi të qartë akoma. Familja Shehu ka shumë toka. Ai nuk i ka marrë të gjitha, është akoma në konflikt.
Ky dokument është i viteve 1900 e ca. Është i dalë nga Arkivi i Shtetit, i vitit 1932. Këtu është gjyshi i Artur Shehut, Seit Shehu, që disponon tokën që në 1902. Nëse shikoni varrimin e Ismail Qemalit, hoxha aty është gjyshi i Artur Shehut. Ka qenë toka e tyre, kemi të gjithë dokumentacionin e mëpasshëm. Në vitin 1932, shteti shqiptar nisi një proces gjyqësor me këtë familje. Ahmet Zogu, pra shteti i asaj kohe, e ka humbur gjyqin me të.
Ne do të kërkojmë arsyet pse nuk ka kaluar transaksioni te Artur Shehu.
Ai jeton në Florida, në një vilë që po të jepet me qira kushton të paktën 20 mijë euro në muaj. Është biznesmen dhe merret me pronat e patundshme.
Artur Shehu nuk është subjekt i SPAK-ut.
Kam qenë dhe unë në Aruba me Arturin. Është tokë holandeze, ka turizëm të jashtëzakonshëm. Shehu është takuar atje me kushërinjtë e tij, dy biznesmenë nga Tirana. Kanë diskutuar për çështje biznesi, jo trafiku. Arturi ka qenë edhe në Palma de Majorka. Ka shkuar për të njëjtën arsye. Arturi ka lëvizur, ka pasur takime në Antwerp, edhe në Stamboll. Nuk është marrë kurrë me narkotrafik. Ai ka interes të shesë dhe të zhvillojë pronat e tij. Nuk është detyra e tij të kontrollojë blerësin e tij.



