nga Hervin Çuli

Ky tipi (Incitatusi i Kaligulës) që qesh pas Kryeministrit dhe Kanye West, ka 35 vjet që qesh po njësoj, në po atë pozicion, me po të njëjtin padron. Nuk u lodh kurrë si kryeshërbëtor, nuk u lodh kurre së qëni gatitu pas bythes së Liderit Suprem! Ky koktul, qe vetëm mbllaçit si i pangrënë tagjinë e pushtetit, mirë që harxhoi 4.5 milion euro nga paratë publike(unë jam i bindur që janë shumë më tepër, ndërtimi i stadiumit është bërë me paratë e Ministrisë) për të prerë biletat e një koncerti privat, por na merr dhe për idiotë! “Ti marrin të keqen Kany West”- shprehej ky llapaqen i paaftë në një emision televiziv. Personalisht do ëndërroja tu merrja të mirën dhe të keqen gjenive të vërtetë të muzikës! Do përulesha e do u “falja” botën nëse vinin në Shqipëri U2 apo Metallica, Mick Jagger apo Bob Dilan, do isha gati të mblidhja qiellin për të ringjallur Freddie Mercury, Bob Marley apo John Lennon. Do justifikoja cdo lajthitje politike përkundër zbritjes në vendin tim të artit të madh, artit ku ndërthurret madhështia muzikore me mesazhin e madh social- politik. Po të na shesi ky budalla për gjeni KANY WEST, një artist totalisht snob, provokator, lojtar i formës si formë por dhe i formës në përmbajtje, o pike e zeze!!!… S’ka faj, i gjithë kompozimi i tij fiziko- shpirtëror, prej një provinciali te përulur, ja ka zvogëluar përmasën e botes, e ka bërë qorr. Ky kapacitet i rrallë shkencor, prototipi i KATUNDARIT MODERN, mendon se ështe pararojë e mendimit dhe gjykimit artistik! Ky tipi, edhe pse ka mbaruar për pikture, nuk e ushtoi kurrë profesionin, veç kryeveprës së tij, tablosë: “Patentat”! Çuditem si e bindi Edi Ramën, që me thënë të drejtën shquhet për shije të holla estetike, që të takonte në një pritje kryeministrore Kanyn e “madh”!!! Se Rama e di mirë që ky është shejtan budalla, e di prej 30 vjetësh, po ashtu i duhet mesa duket. Ndofta piktorin Rama e ka tërhequr globi ku shfaqjet këngëtari për të performuar, i ka pëlqyer imazhi i skenografisë, thembra e akilit e suksesit viral në social te këngëtarit. Gallatë e madhe, vetëm në një katund si Shqipëria, kryekatnari mund të presi në takim një këngëtar rrjetesh sociale. Rrofsh e qofsh o komandanti ynë, mbaje gjithmonë pranë kalin! Veç suksese si ky i Kanye West do keshë gjithmonë prej tij. Shpresoj ta shquaj edhe pas 20 vjetesh (po isha gjallë),po aty, në të nëjtin pozicion, me të njejtën buzëqeshje, ashtu urtë e butë duke ngrënë me shije tagjinë e pushtetit, kuptohet-pas prapanicës tënde!…



