Kryeministri Edi Rama ka pritur në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin amerikan Kanye West, i cili do të ngjitet mbrëmjen e sotme në skenën e koncertit që do të mbahet në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi pamje nga takimi me artistin, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.
Gjatë vizitës, kryeministri i prezantoi West ambientet e brendshme të godinës së Kryeministrisë, si edhe pikturat e ekspozuara në to.



