Ligji antimafia, konfiskohen 22 prona

spot_img
Advertisements

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka konfirmuar vendimin për konfiskimin e pasurive të Gramoz Totos, duke vendosur kalimin e tyre në administrim të shtetit.

Vendimi përfshin 22 pasuri, prej të cilave 16 janë prona të paluajtshme dhe 6 automjete, të regjistruara në emër të Totos dhe familjarëve të tij.

Mes pasurive të konfiskuara janë toka, ndërtesa, ambiente shërbimi, apartamente dhe objekte të tjera në zonën e Beratit, përfshirë edhe një kompleks sportiv.

Procedura e hetimit pasuror është zhvilluar nga SPAK në bazë të ligjit Antimafia. Sipas hetimeve, pasuria e subjektit dhe e familjarëve të tij nuk ka rezultuar e justifikuar nga burime të ligjshme.

spot_img

Latest articles

Related articles