Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sulmin online ndaj disa bizneseve të njohura në vend me review negative nga mijëra adresa. Përmes rrjeteve sociale, kreu i qeverisë shkruan se “ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital mbi sipërmarrjet mikpritëse në kulmin e sezonit”.
Gjithashtu, Rama ka shpërndarë një artikull të medias The Tirana Examiner ku shpjegohet se si u organizua sulmi online nga biznesve.
“Artikulli i Tirana Examiner shpjegon se si një organizim i motivuar politikisht u kthye në agresion ekonomik kundër vendit dhe familjeve që jetonë me turizmin”,- shkruan Rama



