Rinovimi i KPP/ Meksi: U dëmtua tregu, Kuvendi të vlerësojë kandidaturat

spot_img
Advertisements


Një ditë më parë, SPAK ka vënë nën hetim ish-anëtarin e KPP, Kreshnik Tërnova. Ndërkohë, gara për rinovimin e këtij institucioni vijon. Sot Këshilli i Ministrave i ka dërguar Kuvendit kandidaturat për kryetarin dhe 3 anëtarë të Prokurimit Publik.

Në studion e emisionit FactCheck, drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, theksoi se përfshirja e këtij institucioni në dosjen e AKSHI-t, duhet të shërbejë si ndërgjegjësim për drejtuesit dhe anëtarët e rinj.

Shpresoj që nga kjo të ndërgjegjësohet struktura e ardhshme e KPP nga muaji gusht e tutje. Sepse besoj se brenda korrikut procesi i rinovimit të drejtuesit dhe anëtarëve të KPP të jetë mbyllur. Të kuptojnë që nuk mund të vazhdojmë në formë permanente duke dëmtuar tregun. Zotërinjtë kanë shumë të drejta, por edhe shumë përgjegjësi. Nuk mund të shkatërrojnë një treg të tërë, sidomos procedurat me vlerë të madhe.

Fakti që janë të katërt jo detyrimisht i bën të katërt me faj. Në zhvillimin e hetimeve mund të dalin edhe raporte mes anëtarëve.

Një anëtar vazhdon ta ketë mandatin pa mbaruar, zoti mersini. Anëtarja Malaj nuk ka kandiduar për rinovim të mandatit. Zguro e Tërnova kanë kandiduar. Është marrë vendimi për të çuar në Kuvend listën e aplikuesve të kualifikuar dhe të skualifikar. Për pozicionin e kryetarit janë favoritë Ismail Shehu dhe Enea Hoti. Për pozicionin e kryetarit kishte aplikuar edhe Tërnova, por është skualifikuar, por kjo nuk është konfirmuar ende, pra nuk ka informacion zyrtar. Nënkryetari aktual i KPP, Fiorent Zguro, ka pikëzimin më të lartë.

I mbetet Kuvendit të vlerësojë kandidaturat për të kuptuar nëse mbart risk miratimi i një kandidature që mund të jetë e përfshirë në dosje të bujshme si ajo e AKSHI-t.

Zoti Tërnova është kualifikuar sepse është nën hetim nga SPAK. E pati përgënjeshtruar lajmin kur ne e bëmë publik për herë të parë në fillim të qershorit.

Mandatet e tyre kanë përfunduar në fund të qershorit. Komisioni i Prokurimit Publik është organ kolegjial me pesë anëtarë: një kryetar, një nënkryetar dhe tre anëtarë, të cilët emërohen nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.

spot_img

Latest articles

Related articles