Lita: Ata që Rama e Balla quajnë sorra e korbat mblodhën 160 mijë euro për një fëmijë të sëmurë

spot_img
Advertisements

Deputeti socialist Erjo Mile u përfshi në një debat me analistin Lavdrim Lita në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ku diskutimi u fokusua te protesta qytetare, ndikimi i saj në rrjetet sociale dhe pretendimet për sulme ndaj bizneseve shqiptare në platformat online.

Mile tha se protesta u kthye në një fenomen social, duke shtuar se kishte njohur persona që merrnin pjesë për shkak të popullaritetit që kishte fituar.

“Kam pasur miq që shkonin në protestë dhe bënin ‘tag’ nga protesta për reklama të bizneseve të tyre. U bë edhe trendi të shkosh në protestë. Për mua kjo nuk është gjë e keqe, por është një realitet i ri”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Lavdrim Lita kundërshtoi këtë interpretim, duke argumentuar se nuk ka lidhje biznesi i vogël me këtë gjë, por bëhet fjalë për biznese të mëdha që kanë sulmuar protestuesit.

“Nëse personi në fjalë etiketon protestuesit sorra e korba patjetër që do të marrë përgjigje. Perosna publikë për të sulmuar protestën normalisht që do të marrin përgjigje. Ka njerëz me fytyrë që ia thonë në sy. Nuk janë për biznese familjare. Janë për disa biznese të mëdha të cilët sulmojnë protestuesit me emër dhe mbiemër dhe janë të tmerruar që Edi Rama do iki nga pushteti dhe atyre do u ikin benefitet. Ata protestuesit që Edi Rama dhe Taulant Balla dhe shumë të tjerë i quajnë Korba dhe Sorra mblodhën 160.000 euro për të kuruar një djalë”, u shpreh Lita.

spot_img

Latest articles

Related articles