SPAK heton përfshirjen e anëtarëve të KPP| Meksi: Përgjimet kanë kapur pazarin

spot_img
Advertisements


SPAK i kërkon Komisionit të Prokurimeve Publike të gjithë praktikën për vlerësimin e një oferte, pas indicieve për përfshirjen e anëtarëve të KPP dhe një përgjimi që ekziston.

Për këtë çështje drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi thotë se risia e kësaj situate është përgjimi, çka do të thotë se është kapur pazari.

Sipas tij, me përgjimet ka rritje të nivelit të goditjes që i bëhet Komisionit të Prokurimeve Publike.

Meksi shtoi se duhet reflektim serioz nga ana e ekzekutivit por edhe Kuvendit, për rolin mbikëqyrës ndaj KPP.

Lajmi për mua është përgjimi. Detaji i përgjimit është interesant se shkon përtej analizës së letrave.

Në fund Komisioni i Prokurimeve Publike operon pak a shumë si një gjykatë. I ke dhënë të drejtën për të marrë vendime.

Sa i përket vendimmarrjes në shumë raste është e vështirë të kuptosh ku është shkelja, nëse nuk ka dokumente të zhdukur, të falsifikuar.

Ndërsa përgjimi do të thotë se është kapur pazari. Përgjimi është shumë më efikas se sa analizimi i letrave. Ndoshta që nga pengmarrja e zotit Gerond Meçe, mund t’i kenë patur nën përgjim të gjithë anëtarët e KPP, ndoshta dhe inspektorët.

Besoj aty do të jenë risitë. Aty do të dalin emrat, qoftë në garën e KPP, por edhe për të kuptuar se kush janë personat që kanë bërë dëme, edhe në rastin e zotit Meçe, se ende nuk kemi emra se kush bashkëpunonte nga ana e KPP në dosjen AKSHI.

Me përgjimet kemi rritje të nivelit të goditjes që do i bëhet kësaj strukture. KPP është një institucion tej mase teknik, por me një pushtet të jashtëzakonshëm, pasi ka në dorë të gjithë prokurimet publike, ka një rol të rëndësishëm në tregun e biznesit shqiptar.

Edhe KPP e re, cilëtdo të jenë anëtarët e rinj duhet të kenë një lloj “presioni” se nuk mund të bësh ç’të duash pa një llogaridhënie. Edhe ekzekutivi i ka bërë reflektimet e veta për të kuptuar sa kujdes do zgjedhja e atyre anëtarëve.

Procesi i garës së kryetarit për rinovimin e tij akoma nuk është mbyllur. Duhet reflektim serioz nga ana e ekzekutivit por edhe Kuvendit, për rolin mbikëqyrës që ka ndaj këtij komisioni.

Kuvendi pothuajse limitohet në një aktivitet formal, i dëgjon këta zotërinj, nuk i pyet fare, dhe në fund fare e voton rezolutën ashtu si ka ardhur. Kuvendi është thuajse zero prezent. Në Kuvend janë 140 veta, kanë më shumë komisione dhe ekspertë të mundshëm.

Është absurditet të mendosh se çdo dosje të mundshme dhe çdo prokurim në KPP ka dijeni të plotë Kryeministri Rama. Është marrëzi!

Në këtë sens Kuvendi mund të ndihmonte, duke rritur presionin dhe mund të kërkonte shumë detaje, në këtë rast për historinë e AKSHI-t.

Këta zotërinjtë kanë vijuar punën lehtësisht fare, sikur asgjë nuk ka ndodhur. KPP nuk ka bërë një vlerësim të brendshëm pas skandalit.

spot_img

Latest articles

Related articles