Del mesazhi i Maznikut: Hapni profile false dhe komentoni! Inxhinieri konfirmon autenticitetin

spot_img
Advertisements

PS është në vështirësi për shkak të protestës së madhe qytetare që po zhvillohet prej më shumë se një muaj në bulevard.

Teksa shefi i tyre Edi Rama fajësoi algoritmin e rrjeteve sociale për përhapje të frymës antiqeverisëse, njerëzit pranë tij janë mobilizuar për një ofensivë me komente nga profile me emra të rremë për të ndryshuar narrativën në rrjet dhe për të sulmuar këdo që kritikon qeverinë apo i kërkon asaj dorëheqje.

Një prej këtyre porosive e ka dhënë Arbjan Mazniku, ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Elbasan.

“A mundemi ju lutem qe te kerkojme dhe nga 1 person per Bashki te ndare nga keta qe morem qe tju themi hapni nga 2 llogari instagrami 2 llogari tiktoku dhe 2 facebook fan page, ti hapin me emer mbiemer fiktiv jo te vertete te ndare nga keta qe morem te jete grup i vecant vetem per like comment dhe share por meshume per komente te luftojme dhe komentet”, shkruan Mazniku në mesazhin që u është shpërndarë administratës.

Nga ana tjetër është vënë në dyshim mesazhi por inxhinieri Enrik Shënepremte ka konfirmuar autencitetin

“Si inxhinier Inteligjence Artificiale, ndiej detyrimin të sqaroj të vërtetën rreth këtyre screenshot-eve që po qarkullojnë. Imazhi që shihni është origjinal dhe i vërtetë, ndryshe nga se pretendon qeveria për të krijuar konfuzion.
Arsyeja pse disa modele AI po e klasifikojnë imazhin si të fabrikuar është teknike: për të mbuluar numrin e telefonit (privatësinë), është përdorur një mjet redaktimi që përdor AI. Ky proces ‘blurring’ krijon anomali në pixel-at e imazhit, duke bërë që algoritmet e detektimit t’i keqinterpretojnë këto zona si të krijuara ose AI. Nëse izoloni ose prisni pjesën ku është mbuluar numri, do të shikoni se pjesa tjetër e imazhit është 100% autentike dhe pa ndërhyrje”.

spot_img

Latest articles

Related articles