“Qiell pa formë si tru socialist” – vargu i Ismail Kadare! Kujtimi i shkrimtarit

spot_img
Advertisements

nga Virion Graçi

Si sot, 6 vjet me pare paskam pire kafen e fundit me Ismailin.
Nuk kam pasur deshire te pozohem me më te medhej per nga mosha e per nga njohjet publike, me eshte dukur si lypni, si pervetesim i panevojshem i diçkaje qe nuk duhet te jete me perqindje. Por, ftesat nga rrethi i tij i perditshem, nuk mund te refuzoheshin gjate e me arsyetime modestie bërtitëse-arme e rendomte shtijanikesh.
Njeheresh duhet ta pranojme se ne vitet e fundit Ismaili, kujtesa e tij, perqendrimi i tij ishte vullkan ne shuarje, here e kish mprehtesine dhe aftesine per te pritur e dhene pergjigje te forta, here humbiste ne pauza indiference e mosangazhimi. I kish kenaqur tundimet e tij letrare, shoqerore, publike. Per se gjalli i kishte dy shtepi&studio muze, per kureshtine e vizitoreve, nen kujdesin e shtetit.
Nuk e di si i erdhi, ndoshta ka qene dite zgjedhjesh, mbreteronte vapa dhe heshtja ne tavoline kur papritur tha te deformuar nje varg te tij duke zevendesuar fjalen idiot me socialist: qiell pa forme si tru socialist.
Pavaresisht denimit/ndalimit qe mu dha mua dhe librave te mi prej botuesit te tij e timit, per kater tituj, denim/ndalim ende ne fuqi, u preka pa mase kur mora vesh, nder te paret, nga nje mik gazetar ikjen e tij ne amshim.
Mu sollen mend “takimet” me te nepermjet copezave letrare ne librat e kendimit, ne librat per femije e ne antologji te ndryshme deri te librat perfaqesues ne prozen e gjate. Çuditerisht, ende e mbaj mend kronologjikisht radhen e leximeve prej Ismailit, nga leximet qe me rrembenin deri te ato qe nuk ngjisnin më. Mbase per fajin tim, isha rritur shume dhe po e zgjeroja horizontin me lexime e shfaqe artistike nga mbare bota krijuese…
…keshtu, kurre nuk do te ishte e mundur te ndahesha prej I. Kadarese, ne kuptimin letrar te fjales, te pakten deri kur kujtesa ime te mos e kete humbur freskine, energjine, zotesine propozuese ndaj meje.
Dy miq qe me gjeten ne kafe-lulishte me perfshine me shume ne pikellimin e tyre dhe beme per nga sheshi, per te hyre ne radhe per homazhet.
Nje vape si sot, dhe disa radhe te dendura socialistesh te organizuar e te shfaqur si te tille ne ate dite zie mbarekombetare, me beri te ngecja ne asfalt. Te mos beja me asnje hap me tutje, drejt epiqendres se vullkanit te shuar.
Nje Zot e di.

spot_img

Latest articles

Related articles