Profesori Ndreca: Rama si Hitleri, Mussolini, Stalini, Çaushesku të fiksuar me arkitektët

spot_img
Advertisements

nga Prof. Ardian Ndreca

“Albanian Files” janë modeli sesi nuk duhet të zhvillohet hapsina urbane e cila nuk i përket as arkitektit e as politikës por bashkësisë. Idea e “demokracisë mjedisore” e Konventës së Aarhus-it, jurisprudenca e BE-së përjashtojnë zhvillimin urban me këto lloj shtysash që mbajnë mbi vete kultin e personit dhe prepotencën e kapitalit.

Ndërhymje brutale në hapsinën e ndërtueme kemi me baronin Hausman në Parisin e ‘800 e mandej në Vjenë me Otto Wagner e sidomos me Robert Moses në New York, ky i fundit i lidhun edhe me spekullimet në punët botore.

Kah ana tjetër Hitleri, Mussolini, Stalini, Çaushesku etj. janë të njohun për vizionet e tyne politike autoritare në urbanistikë e arkitekturë.
Vula e zhvillimit urban e diktaturës asht ma jetëgjatë se vetë ligjet që ajo miraton, urbanistika dhe arkitektura na dënojnë ta kemi diktaturën për dekada e dekada mes nesh edhe kur ajo të ketë mbarue.
“Albanian Files” janë nji dënim pa apel. Mbas Edi Ramës dhe arkitektëve të tij ka nji ego hipertrofike, nji estetizëm kallp, pa substancë, thjesht nji copy/paste projektesh që s’kanë lidhje me territorin.
Para gati dy vjetësh takova në Shkodër në nji konferencë arkitektin Jesus Hernandez, atë që ka projektue muzeumin e lundrimit në hymje të Shkodrës. Tue qenë se ndër vite, këtu e 20 vjet të kalueme kam mbledhë materiale për Shirokën, liqenin, lundrimin, historinë e territorit liqenor, e pyeta sesi e kishte konceptue dhe se çka njihte për historinë e lundrimit. Prita të më thonte se të paktën njihte taket, sulet, lundrat, njohuni të përgjithshme… S’dinte asnji gja dhe s’kishte asnji faj. Ka foto te Marubi tha, do t’i marrim aty dhe do ta bajmë.
Nji muzeum me foto të Marubit dhe nji lundër kompensate e prodhueme në Kinë?

spot_img

Latest articles

Related articles