Grupi koordinues i protestës shpall listën me 5 kërkesa: Dorëheqje e Edi Ramës, qeveri teknike, Kushtetutë e re

spot_img
Advertisements

Organizatorët e protestave shpalosin listën me kërkesat drejtuar Ramës, dorëheqje, kufizim të mandatit të kryeministrit e qeveri teknike

Organizatorët e protestave shpalosin listën me kërkesat drejtuar Ramës, dorëheqje, kufizim të mandatit të kryeministrit e qeveri teknike

Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot ditën e saj të 23-të radhazi.

Gjatë tubimit të sotëm, në emër të grupit koordinues të protestës, ka dalë me një deklaratë Dritan Goxhaj, i cili ka shpalosur kërkesat zyrtare dhe të panegociueshme të përpiluara pas propozimeve të marra nga qytetarët përgjatë më shumë se tri javëve të qëndresës.

Goxhaj u shpreh se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore synon një ndryshim rrënjësor të sistemit politik dhe ligjor në Shqipëri, duke prezantuar 5 pikat kryesore të platformës:

1- Dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.

2- Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.

3- Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;

Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4- Mosheqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5- Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës

spot_img

Latest articles

Related articles