KUR SHQIPËRISË I VJEN ERA TUALET
Ka gjëra që nuk kanë nevojë për shumë koment, sepse flasin vetë.
Madje kundërmojnë vetë.
Shpërndarja e një videoje të tillë (me foto poshtë), të denoncuar nga gazetari Klodjan Tomorri, me përçarje polesh e banalitete sharjesh, nga Kryeministri i vendit tek grupi i partisë dhe kryetarët e bashkive, nuk është një lajthitje algoritmike e rastësishme.
Është pamja e një pushteti në panik që ka humbur çdo qetësi e maturi, çdo ndjeshmëri kombëtare e respekt për shqiptarët.
Rama e trojton vendin si një tualet publik ku propaganda e pushtetit të tij hyn pa turp e del pa larë duart e shpërndahet me aromë Tualeti.
Kryeministri i vendit e qarkullon, e përdor dhe e legjitimon gjuhën vulgare si instrument politik.
Dhe investon përçarjen duke hedhur helm publik, me ngazëllimin e atij që e lumturon e keqja dhe negativiteti.
Ai kërkon me forcë antimiting kundër protestuesve që po trondisin themelet e tij.
Kërkon t’i ndajë shqiptarët në të dobishëm dhe të padobishëm.
Në shqiptarë që duartrokasin dhe shqiptarë që duhen përbuzur.
Në flamuj që vlejnë për skenë dhe zëra që duhen mbytur kur kundërshtojnë.
Ky është turp!
Emigrantët nuk janë material e dekor për të luftuar emigrantët që mendojnë ndryshe nga tualeti i propagandës së tij.
Janë njerëzit që mbajnë familjet, ekonominë, shtëpitë dhe shpesh dinjitetin e Shqipërisë më shumë se vetë shteti.
Por Rama i do shqiptarët vetëm kur i shërbejnë pushtetit.
I do kur mbushin sheshet me regji.
I do kur përdoren si sfond patriotik.
I do kur votojnë, heshtin dhe nuk pyesin.
Kur flasin ndryshe, kur protestojnë, kur kërkojnë llogari, kur nuk pranojnë të jenë figurantë në teatrin e tij, atëherë shpallen problem.
Atëherë bëhen “turmë”. Atëherë bëhen “rrezik”, “kundërshtarë të zhvillimit” e “hyrjes në BE”
Në të vërtetë, rreziku nuk janë shqiptarët.
Rreziku është një pushtet që ka zëvendësuar arsyen me propagandën, respektin me përbuzjen, përgjegjësinë me baltën dhe debatin publik me gjuhën e kanalizimeve.
Kur Kryeministri i një vendi shpërndan këtë lloj materiali, ai nuk fyen kundërshtarët.
Fyen në rradhë të parë zyrën që mban. Fyen shqiptarët. Fyen Shqipërinë.
Dhe prandaj sot Shqipërisë nuk i vjen era debat.
Nuk i vjen era shtet.
Nuk i vjen era përgjegjësi.
I vjen era tualet politik.
Dhe kjo erë vjen nga maja e pushtetit.
Kjo erë bashkë me erëshpërndarësit duhen zhdukur!

KUR SHQIPËRISË I VJEN ERA TUALETKa gjëra që nuk kanë nevojë për shumë koment, sepse flasin vetë. Madje kundërmojnë vetë.Shpërndarja e një videoje të tillë (me foto poshtë), të denoncuar nga gazetari Klodjan Tomorri, me përçarje polesh e banalitete sharjesh, nga Kryeministri i vendit tek grupi i partisë dhe kryetarët e bashkive, nuk është një lajthitje algoritmike e rastësishme. Është pamja e një pushteti në panik që ka humbur çdo qetësi e maturi, çdo ndjeshmëri kombëtare e respekt për shqiptarët.Rama e trojton vendin si një tualet publik ku propaganda e pushtetit të tij hyn pa turp e del pa larë duart e shpërndahet me aromë Tualeti.Kryeministri i vendit e qarkullon, e përdor dhe e legjitimon gjuhën vulgare si instrument politik.Dhe investon përçarjen duke hedhur helm publik, me ngazëllimin e atij që e lumturon e keqja dhe negativiteti.Ai kërkon me forcë antimiting kundër protestuesve që po trondisin themelet e tij.Kërkon t’i ndajë shqiptarët në të dobishëm dhe të padobishëm.Në shqiptarë që duartrokasin dhe shqiptarë që duhen përbuzur.Në flamuj që vlejnë për skenë dhe zëra që duhen mbytur kur kundërshtojnë.Ky është turp! Emigrantët nuk janë material e dekor për të luftuar emigrantët që mendojnë ndryshe nga tualeti i propagandës së tij. Janë njerëzit që mbajnë familjet, ekonominë, shtëpitë dhe shpesh dinjitetin e Shqipërisë më shumë se vetë shteti.Por Rama i do shqiptarët vetëm kur i shërbejnë pushtetit.I do kur mbushin sheshet me regji.I do kur përdoren si sfond patriotik.I do kur votojnë, heshtin dhe nuk pyesin.Kur flasin ndryshe, kur protestojnë, kur kërkojnë llogari, kur nuk pranojnë të jenë figurantë në teatrin e tij, atëherë shpallen problem. Atëherë bëhen “turmë”. Atëherë bëhen “rrezik”, “kundërshtarë të zhvillimit” e “hyrjes në BE”Në të vërtetë, rreziku nuk janë shqiptarët.Rreziku është një pushtet që ka zëvendësuar arsyen me propagandën, respektin me përbuzjen, përgjegjësinë me baltën dhe debatin publik me gjuhën e kanalizimeve.Kur Kryeministri i një vendi shpërndan këtë lloj materiali, ai nuk fyen kundërshtarët. Fyen në rradhë të parë zyrën që mban. Fyen shqiptarët. Fyen Shqipërinë.Dhe prandaj sot Shqipërisë nuk i vjen era debat.Nuk i vjen era shtet.Nuk i vjen era përgjegjësi.I vjen era tualet politik.Dhe kjo erë vjen nga maja e pushtetit.Kjo erë bashkë me erëshpërndarësit duhen zhdukur!




