Arratisja e intelektualeve!
Mjer ai qe nuk kupton qe nje Shqiperi tjeter ka filluar. Mjere ai qe nuk e kupton qe protesta ka simbol ate nenen me karoce e femije ne te. Mjere ai qe nuk e kupton qe Shqiperia sapo ka hyre ne nje epoke tjeter. E ndryshme, e re.
As merzitem per as edhe nje sekonde kur dikush i sponsorizuar, i pa sponsorizuar, frustruar, i revoltuar, i cliruar, i iluminuar i sulet dhe opozites apo dhe medias. Mendoj qe te gjithe kane nje te drejte te madhe. Shqiperia e sotme nuk i perfaqeson me ata. Ata a dine me mire se kushdo si mund te jete Shqiperia tjeter. Shqiperia evropiane.
Nuk kemi arritur deri me sot te krijojme Atdheun e te gjitheve.
Qesh ne trishtim kur protesta i bejn thirje intelektualeve. Kujt intelektuale? Intelektualet e vertete duhet te ishin aty pa i thirur njeri. Ne vijen e pare. Por, oportunistet, me demek intelektuale bejne analiza tryezave te kafese, se kane frike te paraqiten edhe ne studio televizive e te sfidojne te vertetat e te pavertetat e ekraneve te paguara, te goditura apo ekrane opozitare. Madje oportunistet pseudo intelektuale vene dhe baste per protesten: shitet, nuk shitet, shuhet nuk shuhet, rezohet nuk rezohet. Turp!
Shqiperia tjeter eshte ne shesh sot. Dikush i quan pa lidership, dikush i quan te percare, dikush konfuze. Dikush marksiste, dikush fashiste, madje narko kryeministri pervers dhe agjente te iranit…..Jo jo! Protesta eshte qartesia e zotit ne toke per nje vend qe rezikon te shuhet e te shitet copa copa prej nje Narko-kryeministri. Protesta esht fati i Shqiperise qe zoti ja ka hedhur si mundesi e sis sfide te gjitheve, madje dhe mekatareve.
Cfare thote protesta?!
- Doreheqja pa kushte e kryeministrit
- Qeveri teknike per nje a dy vjet..
- Etj etj legjitime te gjitha.
A ka me qartesi se kjo. Gruaja me karocen me femije, simboli-simbioze i protestes se bashku me flamingon metaforike, jane te qarte. Vendi ka nevoje te pastrohet nga e keqja qe sot ka nje emer EDI Rama, dhe vendi sot ka nevoje te clirohet nga e vjetra ku vullneti i popullit shtremberohet neper kuti votimi nder vite. Dhe vendi ka nevoje te pastrohet nga kartelet e krimi organizuar e nga Belindat (mafia gate keeper), e vendi ka nevoje t’i rembehet nga duart karteleve dhe oligarkise e ti kthehet popullit te protestes, jo si cope toke, po si atdhe, si vlere, si jastiku i arte i te gjith shqiptareve.
Protesta ka sfiduar nje narko regjim. Protesta e ka bere qesharak, donkishotesk, dhe ka treguar boterisht perveristetin e nje narko kryeministri. Po, protesta ka sfiduar dhe shpirtin opozitar. Ju qe luftoni, predikoni, qendroni kunder regjimit te Edi Rames, protesta ju sfidon, Shqiperia ne shesh ju sfidon. Cfare ju komplekson nga protesta? Shpirti? Stili? Numrat? E reja? Ku eshte e thene se duhet te jemi dakord me cdo parulle qe hidhet per t’ju bashkuar asaj.
Opozita do duhet te ishte sot gruaja me barre qe lind te rene. Te pakten bej mamine se do ta mbaje mend, e do t’ja ta dije per jete Shqiperia.
E si?
Fol per rinine, fol per protesten, fol per njerzit, fol per femijet e demokrateve, socialisteve dhe te atyre pa parti, qe sot jane ne proteste.
Fol edhe per ate pjese te grupit parlamentar te ish- PS qe ziejne perbrenda e debatojne me perversin narko.
Fol per nderkombetaret, per ata qe e kuptojne e mbeshtesin e e vokalizojne protesten ne menyre fantastike, po fol dhe per ato kauza qe ndoshta nuk i mbeshtet, por qe ja i perkasin nje pjese te shoqerise.
Fol edhe per ata socialiste, ish apo te rinj qe kane dale e mbeshtesin protesten. Mos ki frike, e ardhmja e Shqiperise eshte edhe e tyrja.
Fol per oligarket, mos ki frike, Shqiperia nuk eshte e 15 vetave qe shesin beton e marin toka me nje euro; Shqiperia eshte e protestes.
Fol per median e groposur ne erresire; te blere e te shitur qe nuk guxon te thote te verteten; fol per median sot te mundur nga e verteta e protestes.
Dhe ti intelektual, po te ishe intelektual do udhehiqeshe nga shpirti i revoltes dhe aroma e se rese, qe tashme ka pushtuar shqiperine.



