Merz: Mali i Zi është praktikisht gati për anëtarësim në BE

spot_img
Advertisements

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Mali i Zi ka bërë përparim të konsiderueshëm në procesin e integrimit evropian dhe se aktualisht ndodhet në një fazë shumë të avancuar të negociatave me Bashkimin Evropian.

Deklarata e tij erdhi pas samitit dyditor të liderëve të BE-së në Bruksel, ku u diskutua edhe e ardhmja e zgjerimit të unionit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi negociuar anëtarësimin në BE me këto vende për gati 20 vjet dhe të paktën njëra prej tyre, Mali i Zi, është praktikisht gati për anëtarësim. Shumica e kapitujve negociues janë përfunduar dhe vendi mund të kalojë në fazën përfundimtare të procesit të pranimit”, tha kancelari gjerman Friedrich Merz.

spot_img

Latest articles

Related articles