Rama lëshon Manjën kundër Kurtit: Albin, hiq dorë nga ky hajvanllëk!

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama tha sot se nga Prishtina dhe Tetova kanë ardhur dhe po vijnë për të rrëzuar qeverinë në Tiranë. Por kërkoi “lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme”. Megjithatë me kreun e qeverisë si kurrë më parë nuk është dakord ish-ministri, deputeti Ulsi Manja, që i kërkon Albin Kurtit që të distancohet publikisht.

“Dakord Kryeminister dakord, me ty jam, po neqoftese Albin Kurti nuk paska lidhje me kete çorbe qensh dhe ishalla s’ka, pse nuk distancohet qeveria e tij nga ky turp me gjoja “diaspore”?!

Gjithesesi une mendoj se nuk ka hajvanllek me te madh se sa te vish nga Kosova per te rrezuar qeverine ne Tirane. Jo vetem se nuk e rrezon dot, po i jep nje dore te madhe armiqve te Kosoves qe do thone ja, shikojini kush jane, nuk rrine dot pa rremuje e pa konflikt as me Shqiperine qe e kane pjese te kombit te tyre!!!” shkruan ai.

spot_img

Latest articles

Related articles