Rri dhe mendoj se më duhet të them fjalën time për gjithë këto protesta që kanë përfshirë atdheun tim nga skaji në skaj… dhe pyes veten: po unë, çfarë po bëj dhe çfarë kam bërë për atë komb, shtet, atdhe, qoftë edhe për fshatin tim të lindjes?
Në këto 36 vjet që nuk jetoj në ato rrugë, në qytetin ku u rrita, në rrugët e fshatit tim ku u ngrita në këmbë duke parë majat e pemëve që tundeshin nga flladet dhe shqiponjat që fluturonin, e sikur më tërhiqnin të ngrihesha, të zgjatesha dhe, mundësisht, të fluturoja… dhe, si për keq, fluturova përtej trojeve të mia. Përse?
Në këtë botë të madhe më është dukur vetja nëpër botë si një fëmijë i lindur jashtë një martese… Nëna Shqipëri dhe ati dheu im më përzunë dhe nuk e kthyen kokën pas…
Për 36 vjet në Europë kaluan 10 me 12 presidentë e kryeministra. Në atdheun tim vetëm dy emra përfaqësuan këto 36 vjet. Ishte kjo përzgjedhja e popullit, apo, si edhe më parë, ai u tradhtua, u përdhunua, u trajtua si një fëmijë i jashtëligjshëm?
Tashmë, kur flokët m’u zbardhën dhe kthehem si pensionist, brezi i ri, i zgjuar nga një gjumë që na kishte vënë kjo politikë, u zgjua dhe kërkon ndryshim.
Para tre ditësh, ministri i Mbrojtjes në Angli dha dorëheqjen, pse shteti nuk shtoi shpenzimet për ushtrinë… Pak kohë më parë edhe një ministre tjetër, dhe për 15 vjet nga një parti u ndërruan 5 kryeministra…
Në atdheun tim, ministrat vjedhin, z.kryeministrat vjedhin dhe rrinë të pushtet…ku është parë kjo, më thoni një vënd në botë…
Në atdheun tim, shteti, qeveria, pushteti, dhuna, i kanë hequr popullit të drejtën e pronës; i kanë hequr tapinë mbi pronën, ndërsa për vete kanë marrë një tapi të përjetshme mbi pushtetin, tokën e kombit tim që quhet Shqipëri…
Pthu… farë e keqe, thoshte gjyshja ime…
I shikoj kur flasin dhe thonë se vetë populli i ka zgjedhur…
Po, populli i ka zgjedhur, por kur nuk i shërben popullit, ai edhe të heq. Dhe lumi i popullit nuk është një uragan që të tregon se duhet të ikësh? Ti çfarë pret, që ky lumë të të marrë përpara dhe të të përplasë në murin e madh të urrejtjes?
Populli të dha votën, ti çfarë i dhe?
Unë e di, janë shumë ato që i ke dhënë, dhe të më falin lexuesit nëse harroj diçka…
Në radhë të parë i dhe brekët e tua dhe dole lakuriq… dhe ne këtë e morëm për sinqeritet, që u zhveshe nga të këqijat, por u gabuam…
Ti çarmatose historinë nëpër shkolla, ajo që më dhemb mua më shumë… Ti edhe mozaikun e madh të Tiranës e bëre qesharak.
Ngrite gradaçela, në vend që të rrisje numrin e spitaleve, ngrite xhami, në vënd që të rrisje numurin e shkollave, rrite papunësinë, në vënd të punësimit…
Betonove gjithçka, sikur po shkonim në luftë. I ngjave Baba Enverit… ai bëri bunkerë, ti bëre bunker betoni Tiranën, por edhe gjithë Shqipërinë…
Ndërtove bordello për LGBT, sepse në këto vite tranzicioni për ato kishim më shumë nevojë se për gjithçka tjetër…
E le Tiranën me ujë me orar, duke pasur gjithë këta lumenj. Londra ka vetëm një lumë që e filtron dhe nuk mbetet kurrë pa ujë. Me një popullsi katër herë sa shqipëria.
Kërkon që edhe fëmijët t’i bësh si veten, që të nxjerrin bythën në diell. U rimburson ilaçe që të ndërrojnë gjininë… ndërsa pensionistët i lë pa ilaçe që të vdesin sa më shpejt.
Tani kërkon të na shesësh edhe Shqipërinë në ngastra, athua se e ke bakllavanë që ta ka bërë jot ëmë…
Këto dhe dhjetëra të tjera janë arritjet e tua për këto 13 vjet…
Kakë e gjete dhe mut e bëre…
Pse e kanë kaq të vështirë kryeministrat tanë të lënë karrigen?
Sepse kjo po bëhet e ligjëruar nëpër vite…
Zogu 15 vjet e mori republikë Parlamentare, e bëri mbretëri, dhe iku vetëm kur e hoqën. Enveri 45 vjet, me tapi të plotë deri sa mbylli sytë, kur përpara i nxori sytë shqipërisë…. Sala ra vetëm se u përmbys, por karriken e ka me tapi të përjetëshme. Eduardi pretendon se duhet të rrijë akoma me punën që ka bërë…
Shqipërisë i duhet një kushtetutë që kryeministrat t’ia lënë vendin njëri-tjetrit jo më shumë se 8 vjet… qoftë edhe sikur të kthehet në republikë presidenciale si Amerika…
Është domosdoshmëri e kohës, për të mos thënë që jemi shumë vonë!



