Furtunë në Kadastrën e Dibrës. Prokuroria me miratimin e gjykatës ka lëshuar 14 urdhër arreste për punonjës dhe ish-punonjës dhe ndaj disa personave të dyshuar se kanë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve. Mes tyre një ish-drejtor i Kadastrës Dibër dhe një notere, janë shpallur në kërkim.
“Dibër/Finalizohet operacioni i koduar ‘Tjetërsimi’. Operacioni, rezultat i një hetimi 7-mujor, për zbardhjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme.
Ekzekutohen 14 masa sigurie, për punonjës/ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe për disa shtetas, familjarë të njëri-tjetrit, në favor të të cilëve dyshohet se janë tjetërsuar pronat.
Shpallen në kërkim 3 shtetas.



