Lëvizja e madhe kombëtare | nga Tartar Bazaj

spot_img
Advertisements

Ka momente në historinë e një kombi kur dhimbja, sakrifica dhe qëndresa e shumë brezave shndërrohen në forcë. Sot është një nga ato momente për shqiptarët.

Pas 85 vitesh goditjesh, përndjekjesh, shtypjeje dhe padrejtësish ndaj patriotëve shqiptarë, ndaj familjeve fisnike dhe atyre që mbrojtën me krenari identitetin kombëtar, po lind një shpresë e re. Një shpresë që nuk mund të ndalet më, sepse buron nga zemra e popullit, BURON NGA ETJA PËR DINJITET KOMBËTAR.

Sot po ngrihen në këmbë shqiptarët RINIA SHQIPTARE nga të gjitha trevat ETNIKE SHQIPTARE. Po bashkohen bijtë dhe bijat e këtij kombi që nuk e kanë harruar gjakun, gjuhën, flamurin dhe historinë e tyre. Po bashkohen ata që besojnë se Shqipëria meriton më shumë, se shqiptarët meritojnë më shumë dhe se e ardhmja nuk mund të ndërtohet mbi harresën e sakrificave të së shkuarës.

Shumë familje patriotike kanë përjetuar MASAKRIM, PERSEKUTIM, BURGIM, KONFISKIM, vuajtje, përjashtim dhe padrejtësi nga një klasë terroriste e udhëhequr nga bolshevikët shqiptar si detyrë e lënë nga emisarët jugosllav, me të vetmin qëllim, SHUARJEN E KOMBIT ETNIK NË TROJET ILIRIE. Shumë shqiptarë kanë parë ëndrrat e tyre të shtypen. Por asnjëherë nuk është shuar dashuria për atdheun. Asnjëherë nuk është shuar besimi se një ditë e vërteta, dinjiteti dhe interesi kombëtar do të ngrihen mbi çdo padrejtësi.

Sot ajo ditë duket më afër se kurrë.

Nga çdo qytet, nga çdo fshat, nga çdo familje shqiptare po dëgjohet e njëjta thirrje: PO DËGJOHET SHUMË FORTË: Boll, boll, mjaft më me përçarje, mjaft më me harresë, mjaft më me politika që largojnë shqiptarët nga njëri-tjetri. Ka ardhur koha e bashkimit, e krenarisë dhe e ringritjes sonë kombëtare.

Kjo lëvizje është zëri i atyre që nuk u dorëzuan kurrë. Është shpresa e atyre që besojnë ende. Është amaneti i të parëve tanë dhe përgjegjësia jonë ndaj brezave që do të vijnë.

Le të bashkohemi si një trup i vetëm, si një zemër e vetme, për t’i dhënë kombit tonë forcën, dinjitetin dhe të ardhmen që meriton.

Sepse kur shqiptarët bashkohen për idealin kombëtar, nuk ka forcë që mund t’i ndalë.
ZOTI BEKOFTË RININË SHQIPTARE, KËTË URAGAN TË FUQISHËM QË SHUMË SHPEJTË DO TË FSHIJË NJË FATKEQËSI TË MADHE KOMBËTARE QË KA KAPUR KËTË POPULL SI KUÇEDRA PËR TA MBYTUR.
Rroftë Shqipëria!
Rroftë kombi shqiptar!
Lavdi të gjithë patriotëve që sakrifikuan për këtë tokë dhe për këtë KOMB.👏🇦🇱🇺🇸🙏

spot_img

Latest articles

Related articles